Home Aktualitet Bardhi akuzon...

Bardhi akuzon Veliajn: Opozita do të denoncojë çdo ditë të gjithë krimin elektoral të 14 Majit

80
0

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi u shpreh sot në një deklaratë për mediet se, opozita do të denoncojë çdo ditë të gjithë krimin elektoral të 14 majit.

“Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë. Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK”, theksoi ajo. Ajo solli rastin e publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat”

“Emisioni ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundështueshëm të drejtorit të Bashkisë Tiranë, Fatjon Dhuli dhe mikut të tij Hysni Karaj të cilët pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qera 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pashaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente. 8 banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi”, u shpreh ajo.

Bardhi theksoi se, “opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit