Home Aktualitet Basha përgëzo...

Basha përgëzon Erdoganin për fitoren: Pjesëmarrja masive e popullit turk tregoi forcën e madhe!

63
0

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka përgëzuar Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se pjesëmarrja masive e qytetarëve në zgjedhje tregoi forcën për të zgjedhur se kush do t’i qeveriste.

“Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre.

Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë”, shkruhet në postimin e Bashës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit