Home Aktualitet Basha po rikt...

Basha po rikthehet, çfarë fshihet pas takimeve me bazën?

499
0

Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, si asnjëherë tjetër do të ketë kandidatë nga dy grupimet. Në lëvizje gjatë ditëve të fundit është vënë edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha u shfaq fillimisht në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës. Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e Botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës.

Me këto lëvizje në terren, por edhe me rikthimin në seancën e Kuvendit, Basha po jep mesazhin e qartë se periudhës së pushimit nga politika aktive po i vjen fundi dhe po bëhet gati që të rikthehet.  Forma sesi do rikthehet dhe se çfarë do të kërkojë dhe premtojë nuk dihet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit