Home Aktualitet Berisha: Bash...

Berisha: Basha u mbrojt nga pjesëmarrës të Al Bagdadit, trafikantë e pengmarrës

129
0

Sali Berisha thotë se Lulzim Basha u mbrojt në protestën e 8 janarit, nga pjesëmarrës të Al Bagdadit, trafikantë e pengmarrës. I ftuar në ”Abc News Albania”, ai tha se ky grup është i licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij (Bashën), siç Berisha e akuzon.

”Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. 

Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull si të ishin në strofull krimi një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar. Kjo përbën dëshminë më të zezë.

Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit, por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit