Home Aktualitet Berisha mbete...

Berisha mbetet ”non-grata” në Britani, deputeti i PS-së: E nisi mbretëresha, e përfundoi Mbreti

22
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”. Braçe shkruan me nota ironie se ”e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti” dhe ashtu siç e deshi, vendimi non grata sipas tij u vulos me vendim gjykate.

”“E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë. Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.

E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit