Home Aktualitet Berisha mbete...

Berisha mbetet “non grata” në Britani, Mërtiri: Na i nxirrni të gjithë të korruptuar. Gjokutaj: Nuk ju vjen zor

816
0

Vula nuk e gëzoi shumë, pasi lideri i demokratëve, Sali Berisha mori një lajm të keq. Ai do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe. Ish-kryeministri e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër. Sonte në ”Top Story” po filtet për këtë temë.

Gjokutaj: Ata do të mbajnë të njëjtin qëndrim sepse ambasadori thotë se do të ishte turp për Mbretërinë e Bashkuar që të anulojmë, të hiqet ky vendim.

Bozdo: Ambasadori ka thënë që nëse kjo kthehet cënohet reputacioni i Mbretërinë e Bashkuar. I korruptuar është vendimi.

Mërtiri: Na thoni që SPAK është i korruptuar, Rama i korruptuar… po na i nxirrni të gjithë të korruptuar, vetëm Berishën e nxirrni të pastër.

Gjokutaj: Nuk ju vjen zor (I drejtohet Mërtirit). Fol për procedurën, gjithë ky çun.

Mërtiri: Ai ka gjithë jetën që flet ashtu (për Berishën), mua më habit se si flet ashtu.

Gjokutaj: Mos e degjenero bisedën mor burrë. Bëhu serioz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit