Home Aktualitet Berisha: Ne j...

Berisha: Ne jemi kombi i ëndrres europiane të grabitur nga shqipfolsit antishqiptar!

67
0
Ne jemi kombi i ëndrres europiane të grabitur nga shqipfolsit antishqiptar!
#LIVE – Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për projektin sipas ti jtë ndryshimit të kufijve dhe se zgjodhi Beogradin para Brukselit.

“Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi këtë raport, përçau e klasës politike, mbështetjen e projekteve të Sorosit, të shkëmbimit të territorit dhe de facto zhbërjen e Kosovës së pavarur.

Shqipëria në vend se të përqendronte të gjitha energjitë e saj drejt Brukselit, i përqendroi drejt Beogradit. Edi Rama pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur.

Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të asaj aleance trilaterale që Vuçiç do e quante krijimi i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë, ata paraqitën hartën e Ballkanit ku Kosova ishte fshirë. Të njëjtën hartë e publikoi Rama në facebook-un e vet. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, në kancelaritë europiane krahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit.

Shqiptarët i janë mirënjohës përjetë Merkel për dy arsye, e para se krijoi procesin e Berlinit, i cili mbajti gjallë për rajonin tonë frymën e integrimit. Së dyti hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit dhe ndryshimit të kufijve. Pra ëndrra jonë europian udhëtoi drejt Beogradit. Kjo ëndërr u shua në Shqipëri me shndërrimin e shtetit ligjor në narkoshtet. Me lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin”, deklaroi Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit