Home Aktualitet Berisha në Kl...

Berisha në Klos: 14 Maji është datë e madhe, duhet të hedhim këtë monizëm

45
0

Këtë të enjte, Sali Berisha prezantoi kandidatin e  koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Klos e që është Bedri Hoxha. Në fjalën e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 14 Maj të përmbysin atë që ai e quan monizëm. Sali Berisha tha se qytetarët nuk mund të pranojnë të vazhdojnë të vidhen.

”A mundet të vazhdojnë të na vjedhin në këtë mënyrë ne, të na poshtërojnë në këtë mënyrë ne, të na varfërojnë në këtë mënyrë ne? Kurrër e kurrës. Ndaj dhe këto zgjedhje kërkojnë që ne të bashkohemi. E thatë shumë bukur. Demokratë, socialistë, të pa parti të mos votojmë këta hajdutë.

Po votuam këta kemi shkelmuar mbi veten tonë, mbi ata që po largohen çdo ditë nga Shqipëria. Nuk votohen hajdutët. Hajdutëve u tregohet vendi, s’kanë parime, s’kanë ideale, s’kanë atdhe, s’kanë flamur. Kanë vetëm interesa hajdutësh. 14 Maji është datë e madhe. Duhet të përballemi të hedhim mënjanë këtë monizëm, duhet të rivendosim pluralizmin”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit