Home Aktualitet Berisha preza...

Berisha prezanton kandidatin në Roskovec: Baza fiskale ndaj biznesit do të pësojë rënie

13
0

Sali Berisha mori pjesë këtë pasdite të së martës në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj.

”Ju garantoj se Erdit Hazizaj, me përkushtim të madh, me ndershmëri, aftësi do të bëjë çdo gjë për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmirësuar kushtet e jetës tuaj. Do të përdorë me transparencë të plotë para secilit prej jush, çdo qindarkë të taksave tuaja. Do të bëjë gjithçka në përputhje me programin e partisë që i përket, për suksesin e femrave dhe të biznesit në këtë bashki. Ne jemi parti e taksave të ulëta, ndaj dhe me fitoren e tij, barra fiskale për të gjitha bizneset në këtë zonë, do të pësojë rënie shumë të madhe”,-tha Berisha.

Duke folur për zgjedhjet e 14 Majit, Berisha u shpreh se qytetarët do të votojnë më shumë se kurrë për të ardhmen e Roskovecit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë.

“Ne jemi në këtë shesh sot në një moment kur vendi po shpërbëhet, në një moment kur Roskoveci tokë e të gjitha pasurive përrallore, vend i njerëzve punëtorë, vendi i burimeve të mëdha të naftës, i fermerëve të shkëlqyer, nuk begaton banorët e vet, nuk i prosperon ata, përkundrazi ata detyrohen të largohen, ata detyrohen të përcjellin fëmijët e vetë jashtë vendit”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit