Home Aktualitet Berisha: Rama...

Berisha: Rama publikon nesër censusin, pasi i ka manipuluar të dhënat

82
0

Nga dritarja e banesës, Sali Berisha ndër të tjera foli edhe për censusin që sipas tij, Edi Rama do ta publikojë të dhënat që sipas tij i ka manipuluar.

”Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër Edi Rama, Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit. Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.

Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend. Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë. Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar.

Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se tre-katër javë. Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas tre javësh. Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas nëntë muajve. Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit