Home Aktualitet Berisha: Ramë...

Berisha: Ramës po i arrestohen shokët, kjo është fytyra e kësaj qeverie

186
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministrit Edi Rama po i arrestohen shokët, dhe fjalën e ka për ish-kreun e PS-së për Bashkinë e Vorës. Agim Kajmaku u kap me drogë në Itali. Berisha thekson edhe se kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë. “Kriteret e Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale”,-shkruan në facebook Berisha.

Postimi i plotë nga Sali Berisha

Ish narko-bashkiaku i Edvinit përfundon në burg! Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri! Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie.

Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai. Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët.

Kriteret e Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qenë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit