Home Aktualitet Berisha takon...

Berisha takon sipërmarrësit dhe sulmon Ramën: Shqipëria në katastrofë

46
0

Këtë mbrëmje, kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një takim me sipërmarrës në selinë blu, ku nuk mungun akuzat për kryeministrin Edi Rama.

“Sot gjendja në vend nuk është alarmante, por katastrofale. Një shpërbërje e shpejtë e qenies sonë. Rrënim dhe rrokullisje. Liria është e drejta e njeriut për vetëdisiplinë. Kjo që bën kjo qeveri duke abuzuar me lirinë, duke asgjësuar ligje, Kushtetutë e çdo gjë tjetër, shumë vështirë një diktator do i bënte me kaq shpejtësi.

Kushtetuta është vetëm një letër pa vlerë. Sot noterë, gjykatës, president, kryeministër, drejtor policie, kryetari i ERE-s i kryen një njeri siç do e çdo bën, pa ligj e Kushtetutë.

Të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e tij. Një njeri i përfolur mijëra herë për probleme të rënda psikike. Të bëhet njeriu gjenerator negativiteti, është e vështirë të imagjinohet. Erdhi në politikë nga kultura dhe është armik i egër i kulturës së këtij vendi. Po shkatërron institucione, trashëgimi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit