Home Bota Biden ”...

Biden ”tradhton” Ukrainën në tensionin me Rusinë: Dërgimi i ushtrisë, jo opsion

243
0

Presidenti amerikan Joe Biden, nuk e konsideron opsion dërgimin e ushtrisë në terren në Ukrainë, në një kohë që tensionet me Rusinë sa vijnë dhe shtohen. Biden tha ndër të tjera se presionin do ta përqendrojë kryesisht në kërcënimin me sanksione ekonomike. Këto qëndrime vijnë një ditë pas takimit Biden-Putin, që zgjati 2 orë. Takimi u bë online.

”Nëse ai pushton Ukrainën, do të ketë pasoja të rënda. Po flas për pasoja ekonomike siç nuk janë vendosur kurrë më parë. Ai e di dhe përgjigja e menjëhershme ishte se e kuptonte këtë. Kjo nuk është në tryezën e negociatave.

Ne kemi një detyrim moral dhe ligjor ndaj aleatëve tanë në NATO nëse ata do të sulmonin, sipas Artikullit Pesë. Është një obligim i shenjtë. Ai detyrim nuk shtrihet edhe për Ukrainën.

Kjo do të varet edhe nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të NATO-s, nëse do të dëshironin gjithashtu. Por idea që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcë në mënyrë të njëanshme kundrejt Rusisë që pushton Ukrainën, nuk është në letra për momentin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit