Home Aktualitet Biznesmeni Mu...

Biznesmeni Muhamet Junikaj vdiq në spital pas një atentati, Kosova kërkon hetim nga Shqipëria

697
0

Kosova kërkon ndihmën e drejtësisë shqiptare të cilës i kërkon me urgjencë çfarë veprimesh konkrete kanë kryer prokurorët në Tiranë mbi vdekjen e biznesmenit Muhamet Junikaj, i cili ndërroi jetë në një spital në kryeqytet mbas një atentati.

Për shkak të hetimeve të regjistruara në Kosovë ndaj Shpejtim Kunishit i dyshuar për vrasje me dashje, Prokuroria Themelore kërkon t’i vendosen në dispozicion raportet e policisë së Tiranës të kryera nga komisariati numër 4.

Këto veprime vërtetojnë se si biznesmeni 43-vjeçar mbasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës, ai u mbaj nën trajtim më te specializuar në Tiranë ndërmjet datave 19 deri në 23 gusht kur dhe ndërroi jetë.

Të dhënat i kanë depozituar të afërmit e të ndjerit në prokurorinë e Gjakovës që thonë se e kuruan në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe nuk i përballoi dot plagët e rënda.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit