Home Aktualitet Bledi Çuçi në...

Bledi Çuçi në fabrikën e dronëve në Turqi: Rrisim kontrollin mbi territorin

41
0

Gjatë vizitës në Turqi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte edhe në fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar për prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai u shpreh se po shohin mundësinë e përdorimit të këtyre dronëve edhe në Shqipëri, për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit.

“Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit. Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen. Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”,-shkruan Çuçi në facebook.

Edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku pjesë e delegacionit që zhvilloi takimet në Ankara, tha se sa i përket projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kontrolli i territorit do të bëhet me anë të droneve dhe CCTV, pra kamerave të vendosura kudo. ”Turqia që ofron shërbime në shumë vende të tjera e ka mjaft të avancuar këtë shërbim. Një nga këto projekte parashikohet të jetë kontrolli i territorit dhe i trafikut të jetë me anë të droneve dhe kamerave që do të vendosen në të gjithë territorin shqiptarët”.

Dronët SIHA të prodhuara në Turqi, u bënë ”ndërrues të lojës” në luftërat në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Mjetet ajrore të armatosura pa pilot me kosto të ulët, sipas “The Wall Street Journal”, kanë marrë stafetën duke lënë pas avionët të cilët përdoreshin më parë që kishin një kosto shumë më të lartë dhe nuk ishin aq praktik sa dronët.

“Kjo taktikë e re e luftës, e cila shfaqi sukses në konfliktet rajonale vitin e kaluar, ndryshoi ekuilibrin strategjik rreth Turqisë dhe Rusisë. Teknologjia digjitale me kosto të ulët e prodhuar në Turqi ka shkatërruar tanke, automjete të tjera të blinduara dhe sisteme mbrojtëse në luftërat që Rusia ka marrë përsipër në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Këto dronë të armatosur janë aq efektivë sa ata që zotërojnë teknologji të lartë të pajisjeve luftarake me kosto të lartë, por janë më të lirë në çmim”, shkruhet në lajmin e gazetës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit