1 milionë emigrantë janë arrestuar në kufi

Jo vetëm në Europë ka valë të lartë emigrantësh. Numri i emigrantëve të cilët tentojnë të shkojnë në Amerikë në mënyrë të paligjshme, është rritur ndjeshëm këtë vit, në krahasim më 12 vitet e kaluara. Numri i emigrantëve të arrestuar vetëm këtë vit, deri në fundin e shtatorit, kap shifrën e 1 milionë personave. Vetëm gjatë shtatorit, në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së, janë arrestuar 52.000 emigrantë të paligjshëm. Politika e Trumpit mesa duket ka ndikuar në dyndjen e emigrantëve, të cilët mendojnë se pas pak kohësh shanset e tyre për të kaluar kufirin dhe udhëtuar drejt Amerikës, do të jenë shumë të pakta. Kjo është shifra më e lartë e emigrantëve që duan të hyjnë në Amerikë, që prej vitit 2007.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?