10 të zhdukur në tragetin e Greqisë, shoferët po flinin në kamionë

Qindra vetë u arrit të shpëtoheshin nga flakët që përfshinë tragetin me të cilin udhëtonin nga Greqia drejt Italisë orët e para të mëngjesit të sot. Pamjet e transmetuara nga mediat greke treguan mjetin 183 metra të gjatë të pushtuar nga zjarri dhe shtëllungat e mëdha të tymit, ndërsa në altoparlamëntë bucisnin thirrjet për ndihmë.

Roja bregdetare greke sqaruan se në bordin e Euroferry Olympia me flamur Italian kishte 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Shumica e tyre u arrit të kalonin në varkat e shpëtimit dhe të transferoheshin në portin e Korfuzit. Aktualisht nuk ka raporte për vdekje apo lëndime.

Një person më probleme në frymëmarrje nga tymi u dërgua në spital. Megjithatë, raportet në disa media flasin për 10 të zhdukur. Pasagjerët vetë, gjatë komunikimeve me televizione të ndryshme, thanë se druhen që jot ë gjithë mund të kenë shpëtuar sepse disa drejtues mjetesh thuhet se kanë fjetur në kamionët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg. Kur ra zjarri, anija ishte në ujërat greke por rrymat e kanë shtyrë së fundi në ato shqiptare, duke bërë që tashmë të gjendet vetëm pak milje nga brigjet tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacionin e shpëtimit u përfshinë anije greke dhe mjete të guardia di finanzias italiane, ndërsa në zonë u afruan shpejt edhe tre anije shqiptare dhe një rimorkiator.

Rojet tona bregdetare regjistruan dhe disa pamje të tragetit të gjendur nën pushtetin e flakëve, të cilat kishin shpërthyer pikërisht në momentin kur ai ndodhej pranë  ishullit të Korfuzit në detin Jon.

Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?