10 vdekje dhe 392 raste të reja me koronavirus në Serbi

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 10 persona nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 452.

Shtabi i Krizës, i cili menaxhon me situatën e pandemisë, njoftoi se janë regjistruar edhe 392 raste të reja me Covid-19, bazuar në 9.910 testime të kryera.

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, njoftoi se 649 punonjës shëndetësorë janë pozitivë për COVID-19. Në fillim të muajit korrik në Serbi u protestua kundër masave të pandemisë të cilat autoritetet i kishin paralajmëruar se do t’i vënë në zbatim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga fillimi i pandemisë, numri i të infektuarve në Serbi ka arritur në 20,109.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?