100 vrasje çdo 24 orë, Meksika është shteti më i  rrezikshëm në botë

Meksika është vendi i karteleve të fuqishme të drogave, ku pothuajse çdo ditë regjistrohen përplasje mes bandave. Kjo situata e rëndë për vendin ka nxitur presidentin Andres Manuel Lopez Obrador të zotohet se do të çrrënjosë krimin nga shoqëria.

 

Sipas statistikave, në Meksikë ndodhin afro 100 vrasje çdo 24 orë. Gjatë këtij viti janë vrarë afro 26 mijë persona dhe vetëm në qytetin e Tijuana, 1800. Gjatë muajit të kaluar, zyrtari për siguri Alfonso Durazo kishte deklaruar se përqindja e dhunës kishte rënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, pa kaluar një javë pjesëtarët e kartelit të El Chapo-s vranë 13 policë kur ata tentuan t’ia arrestojnë të birin. “Shteti ka humbur kontrollin”, ka deklaruar eksperti i çështjeve të sigurisë Victor Clark për “The Guardian”, gazetarët e të cilit kanë kaluar afro 8 ditë në njërin nga qytetet më vdekjeprurëse në Meksikë, Tijuana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?