13 barka me refugjatë. Greqia në alarm, notë proteste Turqisë

Placeholder Image

Duket se kriza e 2015 me miliona refugjatëve që rrezikonin jetën në det, është parë në ishullin Lesvos të Greqisë, në këto 24 orët e fundit. Të paktën 13 barka me mbi 550 refugjatë, prej të cilëve thuajse gjysma janë fëmijë, kanë mbërritur në ishull prej brigjeve turke.

Ato janë shoqëruar nga katër anije të flotës ushtarake greke dhe më pas refugjatët janë dërguar në kampin e Morias, i quajtur tashmë edhe si i “Ferri i Tokës”, pasi është kampi më i madh në Evropë, me mbi 10.241 refugjatë, ndërsa kapaciteti i tij është disa herë më ë vogël dhe kushtet jane tepër çnjerëzore. Mbërritja e refugjatëve të fundit por në përgjithësi tendenca në rritje në javët e fundit të fluksit të emigrantëve në ishull ka krijuar shqetësim të madh te qeveria greke.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dhendias ka thirrur urgjent ambasadorin turk në Athinë dhe i ka dhënë një notë proteste duke i shprehur pakënaqesinë e tij për këto zhvillime. Kryeministri grek ka thirrur këtë të shtunë mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë për të përballuar urgjentisht situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?