14-vjeçari do të kalojë Krishtlindjet në burg
Kenton Knight nga qyteti i Swindon, Angli, do të kalojë Krishtlindjet pas hekurave, pasi ka terrorizuar një qendër tregtare dhe një qendër komunitare si dhe vazhdimisht ka injoruar urdhrat e gjykatës, që përpiqen të kontrollojnë dhe ndryshojnë sjelljen e tij. Nuk do ta besonit kurrë se një 14-vjeçar me tipare si engjëll dhe sy blu do të terrorizonte një staf të tërë punonjësish në lokalin “Burger King”.
Pasi është paraqitur, jo për herë të parë para gjykatës lokale, 14-vjeçari është dënuar të kalojë Krishtlindjet pas hekurave si dhe foto të djaloshit janë vendosur nëpër rrugët e qytetit, në mënyrë që njerëzit në Swindon të bëjnë kujdes dhe të ruhen nga ai.
“Sjellje e pamëshirshme nga ana e Knight në komunitetin tonë, për një kohë relativisht të gjatë ka shkaktuar alarm dhe shqetësim për shumë viktima, të rinj dhe të moshuar”, ka thënë policia, pas marrjes së vendimit, duke shtuar se ishte një dënim që pritej.
KOHA JONË SONDAZH

