15 vjet në Afganistan, lufta që nuk mbaron

Trupat amerikanë sulmuan Afganistanin më 7 tetor të vitit 2001, më pak se një muaj pas 9 shtatorit, kur ndodhi sulmi terrorist në Nju Jork dhe Uashington. Nga kjo shihet se një fitore e shpejtë e talibanëve u kthye në një luftë të përgjakshme dhe guerile, e cila vazhdon edhe sot.

Presidenti George W. Bush akuzoi rrjetin e Osama Bin Laden për kurdisjen e një aeroplani civil, për t’i goditur Kullat Binjake dhe Pentagonin, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Me ndihmën e avionëve dhe trupave amerikanë, komandantët nga Aleanca Veriore larguan forcat talibane nga qytetet e mëdha dhe morën kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, nga mesi i nëntorit. Qeveria e re ka qenë stabile me Hamid Karzain president, i cili përkrahej nga SHBA. Aleanca e NATO-s i kishte dhënë legjitimitet përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ristrukturimin e Afganistanit dhe kishte dërguar trupa ushtarakë për t’i përkrahur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim operacioni i SHBA-së ishte quajtur “Drejtësi e pafundme”, i cili shumë shpejt u kthye në “Liri e Qëndrueshme”, nga frika e ofendimit të bindjeve fetare të afganëve. Kjo e fundit ka qenë shprehje ogurzi, sepse Uashingtoni dhe forcat e tij nuk kanë mundur asnjëherë të largohen nga Afganistani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse ish-presidenti George E. Bush nisi luftën në Afganistan, presidenti Barack Obama ishte ai, i cili kishte për qëllim përfundimin e saj. 15 vjet pas ndërhyrjes në Afganistan gjenden më pak se nëntë mijë trupa, nga 200 mijë sa ishin në vitin 2001.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?