16 vjet nga prezantimi i parë i iPhone. Punonjësja e vjetër zbulon sekretin e suksesit

Shumë prej nesh dinë disa gjëra rreth Steve Jobs, njeriut që krijoi Apple. Dihet që ishte shumë punëtor, i fiksuar pas detajeve. Pikërisht ky fiksim e bëri të krijonte iPhone dhe të ndryshonte në çdo prodhim detaje të vogla, të shtonte opsione e të bëhej kompania më e rëndësishme në botë, në fushën e saj.

Një panoramë të Jobs e ka dhënë ish-asistentja ekzekutive e tij Naz Beheshti në librin e saj “Pause. Breath. Choose: Become the CEO of Your Well-Being”.

Unë shpejt zbulova se si e kalonte Steve Jobs kohën e lirë. Mënyra si kalonte kohën e tij të lirë, i dha edhe suksesin më të madh. Sa herë që dikush e kërkonte Steve dhe nuk gjendej askund, nuk përgjigjej as në telefon, zakonisht e fikte, kishte vetëm një vend ku mund ta gjeje: Në zyrën e Jony Ive, ish-shefit të dizajnit të Apple”, shkruan Beheshti. Pra Steve e kalonte kohën e lirë duke u përpjekur të ndryshonte detaje të vogla estetike të produktit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?