17-vjeçarja ruse, drejt Dubait për të shitur virgjërinë

Konkurset e ndryshme me qëllim zbulimin e vajzave për të qenë modele, po përdoret si karrem për këto të fundit. Së fundmi, Anna Feschenko një 17-vjeçare ruse është zhdukur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me pretendimin se do merrte pjesë në një konkurs.

Ka qenë nëna e saj, që denoncoi zhdukjen e saj. Vajza raportohet se ka marrë çmimin e dytë në garën e Miss Moskës në qershor.

Miqtë e saj kanë pohuar se mikja e tyre, nuk do marrë pjesë në ndonjë konkurs, por qëllimi i saj është të shesë virgjërinë tek klientët arabë për 8.000 euro. Ata shprehen se bukuroshja kishte nevojë për ato para që të mund të paguante shpenzimet e universitetit në Moskë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mikja e saj Ekaterina, e ka braktisur Anën sapo ka zbuluar qëllimet e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë u nisa për në Emiratet e Bashkuara Arabe sepse Anna më tha që ishte një udhëtim i paguar në kuadër të konkursit. Kemi pasur një skandal kur unë mora vesh se për çfarë bëhej fjalë. Ja bëra të qartë Anës që nuk do të qëndroj. Ajo u përpoq të më mbante pranë që të mos e lija vetëm, por unë u largova sepse nuk kam nevojë për një punë të tillë”, është shprehur ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?