20 mijë dollarë për gjetjen e saj

FBI vuri në dispozicion një shumë prej 20 mijë dollarësh për këdo që mund ta ndihmojë byronë për të zgjidhur misterin e fotos se një 19-vjeçareje, të gjetur në një parking makinash, një vit pasi ishte zhdukur. Tara Calico nuk u kthye kurrë nga shëtitja me biçikletë pranë shtëpinë së saj në Belen të New Mexicos, në shtator të 1988-s.

Korrikun e një viti më vonë, një foto u gjet në një parking makinash në Florida, në të cilën ndodhej një vajzë që besohet se ishte Tara. Ajo kishte duart e lidhura nga pas dhe gojën e mbyllur me ngjitëse të zezë. Ngjitur me të shfaqej një djalë i vogël, i lidhur po njësoj. Ky i fundit nuk është mundur të identifikohet kurrë.

Nëna e Tarës beson se vajza në foto është e bija e saj, pasi thotë se ajo ka një shenjë në këmbë shumë të ngjashme me atë të Tarës. Në përpjekje për ta zgjidhur këtë mister, FBI vendosi së fundmi që të ofrojë shpërblim për informacione për Tara-n.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?