2000 euro shpërblim për ata që i çojnë makinat ndotëse për skrap

Qeveria italiane po ndërmerr një hap të ri për të ndaluar ndotjen e ambientit: Ajo po studion një bonus prej dymijë eurosh për ata që e çojnë për skrap, makinën që është në shkelje të rregullave të BE-së, pasi nuk respekton përcaktimet për cilësinë e ajrit.

Masa përmbahet në draftin e dekretit për klimën që mund të ekzaminohet tashmë në Këshillin e Ministrave.

Ata që heqin makinën e cila mund të bëhet shkak për ndotje do t’u jepet një bonus prej 2 mijë eurosh që do të përdoren brenda pesë viteve të ardhshme për blerjen e abonimeve të transportit publik vendor dhe rajonal dhe shërbimeve të tjera shtesë, përfshirë këtu edhe lëvizjen e përbashkët me automjete elektrike ose me mjete me emetim zero, gjithashtu në favor të bashkëjetesës së anëtarëve të familjes Evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stimujt e rinj për rinovimin e makinave janë vetëm një pjesë e planit të programit të “gjelbër” të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo do të bazohet në investime publike, duke përfshirë parandalimin sizmik dhe rreziqet hidrogeologjike, në subvencione për ato private, për shembull në energji të rinovueshme, ose rikualifikimin e energjisë së ndërtesave, por edhe në reduktimin e shpenzime “të dëmshme” për mjedisin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?