24 vjet burg për aktivisten se hoqi perçen në publik

Njëzet e katër vjet burg për “përhapjen e korrupsionit moral dhe prostitucionit në publik, propagandë kundër shtetit dhe komplot kundër sigurisë kombëtare”.

Këto janë akuzat dhe dënimi i aktivistes iraniane Saba Kord Afshari, 20 vjeçe e cila përfundoi në burg vetëm se kishte hequr perçen gjatë një proteste në shesh në Teheran shkruan Tg.com.

Ndërkohë akovati i aktivistës Hosein Taj tha për mediat vendase se do ta apelojë çështjen. Por ligjet në Iran janë të forta dhe 20-vjecarja nuk del dot nga burgu pa kryer të paktën 15 vjet burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saba Kord Afshari është aktivistja e fundit anti-hixhab që është dënuar. Sipas qëndrave për të drejtat e njeriur në Iran, që prej janarit të 2020-ës 13 femra janë dënuar për mosbindje civile dhe 33 të tjera të arrestuara, në pritje të dënimit. Ndërkohë në mbrojtje të aktivistes 20-vjecare kanë dalë edhe intektualë dhe aktivistë nga vende të tjera të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?