FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3% e popullatës në Zvicër, flasin shqip

Vendet e huaja ku ka më shumë popollsi me Shqiptarë, përvec Italisë, Greqi është dhe Zvicra. E për këtë të fundit, sipas raporteve të fundit, numri i atyre që flasin rregullisht shqip, përpos gjuhës amtare, janë dy të tretat e popullatës në Zvicër.

Siç bën të ditur Zyra Federale e Statistikave, më të zellshmit në përdorimin e më shumë se një gjuhe janë personat e rinj, mbi 15 vjeçarë.

Ndërkohë çdo i katërti banor i Zvicrës flet tri ose më shumë gjuhë, nga të cilat sigurisht, anglishtja është më e preferuara. Nga ana tjetër, një e treta e popullatës mjaftohet me vetëm një gjuhë, pra me përdorimin e gjuhës amtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas anglishtes gjuha tjetër e dytë është italishtja, ndonëse ajo ka edhe karakter të gjuhës së vendit por edhe të asaj të huaj në të njëjtën kohë. Në radhë pastaj vijnë spanjishtja me 6 për qind dhe portugalishtja, që flitet nga pesë për qind të popullatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipja në regjionet franceze të Zvicrës flitet përpjesëtimisht më shumë se gjuhët jugosllave, ndërsa në pjesën gjermane pak më pak se ato, të marra të gjitha së bashku. Në zonën italiane gjuhët e popujve sllavë të jugut fliten dukshëm më shumë se shqipja. Ndërsa mesatarja e shqipes së folur, llogaritur në të tri zonat, i bie sërish afër 3%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?