470 euro dy pjata, ”lum” ankesat kundër restorantit
Një restorant në Romë ka marrë shumë ankesa, pasi dy turistë japonezë thanë se u ishte dhënë një faturë 430 euroshe për dy pjata makarona, peshk dhe ujë. Fotoja e faturës së shtrenjtë nga “Antico Caffe di Marte” në Castel Sant’Angelo u përhap nëpër rrjetet shoqërore, menjëherë pasi çifti e bëri publike.
Min Ngoc Bui, një vietnamez që jeton në Gjermani, tha se ai është një nga personat që la vlerësime negative në Tripadvisor. Ai kishte drekuar te ky restorant më 27 gusht dhe kamerieri i kishte sugjeruar “miks peshku” nga menyja, që kushtonte 6.5 euro për 100 gram.
Ata kishin pranuar por më pas u kishte ardhur një pjatë që peshonte rreth 2 kg. Meqë ishte dita e fundit në Itali e kishin lënë me aq dhe kishin paguar diku te 150 euro. Një tjetër personi i ishte kërkuar të paguante 315 euro për 4.8 kg peshk.
KOHA JONË SONDAZH

