5 anëtarë të familjes u vranë nga Izraeli, 6-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat

Suzy Eshkuntana u zgjua e vetme në spitalin më të madh të Gazës, ku ishte dërguar me urgjencë pasi shtëpia e saj ishte shkatërruar nga një sulm me bombë të ushtrisë izraelite. 6-vjeçarja dhe babai i saj ishin të mbijetuarit e vetëm të familjes, pasi mamaja dhe katër motrat e vëllezërit e tjerë humbën jetën.

Vogëlushja mbeti e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së saj për 7 orë, para se të shpëtohej dhe të ribashkohej me babain e saj në spital. Shtëpia e familjes palestineze u godit nga sulmet me bomba të ushtrisë izraelitë të dielën, më 16 maj.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, vetëm të dielën u regjistruan 42 viktima, mes të cilëve 10 fëmijë, ndërsa numri total ka shkuar në 192. Izraeli thotë se sulmon militantët e Hamasit, që kontrollojnë popullsinë në Rripin e Gazës. Nga Gaza janë lëshuar 2800 raketa, nga të cilat kanë humbur jetën 10 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?