5 viktima, por bie numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Bie sërish numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra. Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.

Kanë humbur jetën pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72 vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57 vjeçe. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 12739 persona. 9174 pacientë janë shëruar kurse 544 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin Maqedonia e Veriut numëron 3021 raste aktive me Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?