5-vjeç ushtar, tragjedia në shtetin e “luftëtarëve”

Pamjet e vogëlushëve në shtetin jugperëndimor Guerrero, që ironikisht në spanjisht do të thotë “luftëtari”, bënë xhiron e botës me shpejtësi. Fëmijët, të gjithë djem, shihen ndërsa praktikojnë si të gjuajnë me pushkë dhe pistoleta, për t’u përdorur më pas nga grupe civilësh të armatosur kundër karteleve të drogës.

Një ditë pas publikimit të fotografive, Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, befasoi jo pak vetë kur u duk se e mbrojti këtë praktikë, duke thënë se edhe kartelet e drogës rekrutojnë fëmijë të vegjël.

Çështja ka ndezur debatin publik në vend, pasi grupimet e të drejtave të njeriut thonë se përdorimi i fëmijëve në përballje të armatosura kërcënon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe shëndetin mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijët, mosha e të cilëve varionte nga 5 deri në 15 vjeç, stërviten ne qytezën Alcozacán në shtetin Guerrero, pak kilometra nga vendi ku një bandë trafikantësh droge kishte vrarë 10 persona duke u djegur trupat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?