75-vjeçarja humb kontrollin e fuoristradës dhe futet brenda në spital, 1 i vdekur (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin shokues kur një e moshuar humb kontrollin e makinës së saj luksoze dhe përplaset me hyrjen e spitalit duke vrarë 1 person e plagosur 4 të tjerë.

Mary Clayton, 75 vjeç, po shkonte vetë me fuoristradën e saj në spital për një takim me mjekun herë në mëngjes. Por në vend të frenave në hyrje të spitalit ajo duket se shtyp gazin e Mercedes Benz-it të saj, duke bërë që makina të marrë çdo gjë që i del përpara.

Ajo përplas një makinë përpara dhe më pas futet në pjesën e hyrjes prej xhami. Personi që vdiq ishte një 55-vjeçare ndërkohë që u plagosën 4 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?