FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A po përdoret FBI në zgjedhjet në SHBA?

Gjashtë ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe kur kreu i FBI-së riktheu me jo pak kërcitje çështjen e hetimit të postës së Hillary Clinton, vjen një tjetër zhvillim shqetësues për familjen Clinton.

FBI ka publikuar një hetim të vjetër për Bill Clinton.

Hetimi ka të bëjë me faljen presidenciale nga Bill Clinton ditën e fundit të qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Clinton fali një të një të arrestuari për evazion, gruaja e të cilit kishte bërë donacione bujare për Fondacionin Clinton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi tha se publikimi është në përputhje të plotë me legjislacionin relevant për materiale të tilla dhe se dosja është postuar automatikisht në faqen e internetit të FBI.

Hulumtimi lidhet me aktivitetet e Bill Clinton në ditën e fundit si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2001, ndërsa  hetimet përfunduan në vitin 2005.

Ditën e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Bill Clinton kishte dhënë falje presidenciale për një numër amerikanësh, të cilët ishin dënuar për vepra të ndryshme.

Mes tyre ishte dhe Mark Rich, investitori i kërkuar nga FBI për mashtrim, i cili ishte larguar në Zvicër.

Publikimi i hulumtimeve të vjetra të FBI-së vjen në kohën më të papërshtatshme për Hillary Clinton.

Rihapja e hetimeve për email-et ka shkaktuar nervozizëm në kampin demokrat, që akuzojnë kreun e FBI-së për ndërhyrje në zgjedhje.

Ata e akuzojnë atë për “standarde të dyfishta”, me argumentin se nuk publikojnë ato që di FBI për mbështetjen e rusëve ndaj Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?