Afrika Lindore “pushtohet” nga karkalecat e shkretëtirës

Afrika Lindore është përfshirë nga miliona karkaleca, që po shkatërrojnë të mbjellat e fshatarëve. Mendohet se janë më shumë se 360 miliardë karkaleca të shkretëtirës, që kanë përfshirë të gjithë Afrikën Lindore. Ekziston mundësia që ato të zhvendosen si pasojë e erës edhe në drejtim të Somalisë, Etiopisë, Sudanit, Xhibutit dhe Eritreas. Kjo përfshirje masive besohet të jetë më e fuqishmja në 25 vitet e fundit dhe pritet që të lejë pasoja të mëdha. Një tufë në verilindje të Kenias është 60-të kilometra e gjatë dhe 40 kilometra e gjerë, kjo përfshirje kaq e madhe mund të shkatërrojë ushqimin e qindra njerëzve çdo ditë. Në rast se do të ketë sasi të konsiderueshme ere, ato mund të përhapen me shpejtësi duke udhëtuar rreth 100 kilometra në ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?