FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agim Nuhiu, shqiptari bëhet Ministër i Brendshëm i Maqedonisë

Agim Nuhiu, zëvendës-ministri i deritanishëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë prej mbrëmjes së të hënës (12 dhjetor 2016) ka marrë mandatin e Ministrit të kësaj Ministrie, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës.

Sipas kësaj marrëveshje, me shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, mbaron zyrtarisht edhe mandati i Ministrit të Brendshëm dhe atij të Punës dhe Politikave Sociale, kështu që përkohësisht këtë detyrë e marrin zëvendësministrat e Brendshëm që deri tani kanë qenë në detyrë.

Në këto kushte, Nuhiu si përfaqësues politik i BDI do të jetë përkohësisht në detyrën e Ministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas marrëveshjes së Përzhinës, Frosina Tashevska-Remenski dhe Oliver Spasovski nga LSDM ishin zgjedhur Ministra në kuadër të qeverisjes së zgjeruar me mandat 100 ditësh deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sipas marrëveshjes, ata duhet të lënë detyrën ndërsa kompetencat  deri në krijimin e qeverisë së re, i kalojnë  zv. ministrave të tanishëm, pra Agim Nuhiu i BDI-së dhe Ibrahim Ibrahimi nga partia e komunitetit rom.

Sipas disa mediave, VMRO dhe BDI rikthejnë nën kontroll MPB-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?