Aksident apo jo, ndaj Alec Baldwin ngrihet padi për vrasje!

Pavarësisht se tragjedia ne sheshxhirimin e filmit “Rust”, ishte me të gjithë gjasat një aksident fatkeq, ndaj aktorit tashmë të dërrmuar psikologjikisht Alec Baldwin është ngritur një akt-padi.

Duke menduar se në pistoletë kishte plumba të rremë, ai shtiu por fatkeqësisht la të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins, e plagosi lehte dhe regjisorin, Joel Souza.

Në akt-padi thuhet se skenari nuk parashikonte që në atë skenë, të qëllohej me armë. Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit. Padinë e paraqiti zyrtarja e skripteve, Mamie Mitchell, e cila telefonoi policinë, pas incidentit të ndodhur në Nju Meksiko. Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende për këtë gjë.Punonjesja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, pretendon se nuk e di si është përfshirë municioni i vertete ne xhirimet e filmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?