Akti heroik i ushtarit ukrainas, hedh veten në erë dhe shemb urën për të penguar tanket ruse
Ushtarët e Ukrainës janë në ballë të luftës, ku në mesin e tyre ka edhe dëshmorë. Një ushtar ka hedhur veten në erë, kjo për të shembur urën që tanket ruse të mos hynin në qytet.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, thotë se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Por një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte.
Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative dhe doli vullnetar për të shpërthyer urën në mënyrë që të mos kalonin. Pasi u dha lamtumirën me radio shokëve të tij, ai aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës ruse.
KOHA JONË SONDAZH

