FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e reja, Hillary bashkëpunimin me rusët

Gazeta amerikane “American New” akuzon Hillary Clinton që ka rrezikuar sigurinë e vendit në kohën kur ajo ndihmoi që aksionet e kompanisë “Uranium 1” të kalojnë në duart e Rusisë. Fondi Clinton thuhet se nga kjo marrëveshje mori dhjetëra miliona dollarë.

“Rosatom”, filiali i së cilës gjendet në Armz ka blerë gradualisht aksionet e firmës kanadeze “Uranium 1” nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe kështu erdhi në posedim të minierave që u përhapen nga Azia Qendrore deri në perëndimin amerikan.

Falë këtij transaksioni, “Rosatom” është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të uraniumit në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
“Uranium 1” ka biznese në Wyoming, Texas dhe Utah dhe është në vendin e katërt në botë për prodhimin e uraniumit.

Gjatë viteve të marrëveshjes, Rusia ka marrë një total prej rreth 12 miliardë dollarë. Teksa ajo është tani një nga udhëheqësit në eksportin e teknologjisë bërthamore, ku madhësia e tregut është vlerësuar në 500 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rosatom” për dhjetë vitet e fundit ka kontrata të nënshkruara me vlerë mbi 110 miliardë dollarë, dhe është në fazën e zgjerimit në Evropë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?