Ambasadori i Britanisë në BE: Brexit mund të kërkojë 10 vite

Arritja e një marrëveshjeje tregtare mes Britanisë dhe BE-së mund të kërkojë deri në 10 vite. Ka qenë ky paralajmërimi i Ambasadorit britanik në Bashkimin Europian, Ivan Rogers, i cili është shprehur se edhe nëse Brukseli do të pranojë që t’a mbajë Britaninë në brendësi të tregut të përbashkët, kjo marrëveshje mund të mos ratifikohet në Parlamentet e vendeve antare të BE-së. Zyrtari mësohet të jetë shprehur gjithashtu se pret që faza e negociatave të jetë e gjatë dhe e lodhshme për të dyja palët.

Në një kohë kur qeveria e Britanisë po pret muajin mars për të hapur zyrtarisht negociatat për daljen nga Bashkimi Europian, Ambasadori britanik pranë unionit, Sir Ivan Rogers, ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje tregtare pas largimit nga blloku mund të kërkojë deri në 10 vite për t’u arrirë dhe përsëri mundtë dështojë në procesin e ratifikimit.

Kryeministrja,Theresa May, ka deklaruar se prioriteti në negociatat për ‘brexit’ do të jetë ruajtja e marrëveshjeve për tregtinë e lirë, gjë që është konsideruar si një skenar i pamundur nga ana e zyrtarëve të Brukselit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ambasadorit të BE-së, do të jetë shumë e vështirë që vendet antare të bien dakord për të lejuar Britaninë që të përdorë tregun europian lirisht, në një kohë kur qytetarët e saj kanë kërkuar daljen nga blloku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sir Ivan Rogers nënvizon se akordi mund të miratohet nga Brukseli, por do t’a ketë shumë të vështirë që të ratifikohet në Parlamentet kombëtare të shteteve që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian.

Ky hap përbën edhe pengesën e fundit që duhet kaluar për implementimin e një marrëveshjeje.

Në bazë të parashikimeve, negociatat mes Bashkimit Europian dhe qeverisë britanike për çështjen brexit mund të zgjasin dy vite.

Gjatë kësaj periudhe, palët duhet të formësojnë marëdhënien që do të ruajnë palët pas largimit të Britanisë nga unioni.

Diskutimet mes palëve do të priten me interes mjaft të madh pasi kjo është hera e parë në historinë e Bllokut, që një vend antar kërkon të dalë nga Bashkimi Europian.

Ekspertët kanë paralajmëruar se largimi i Britanisë mund të shkaktojë një efekt domino edhe tek vendet e tjera antare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?