Anija mori flakë, gjenden në fund të oqeanit trupat e 25 personave që u shkrumbuan
Një anije është përfshi nga flakët në brigjet e Kalifornisë.
25 trupa janë gjetur në fund të oqeanit, 9 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes Conception i shpëtuan flakëve. Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 145 km në perëndim të Los Angeles.
Shkaqet e flakëve nuk dihen ende.
Personat që i shpëtuan flakëve raportohet se mund të kenë qenë duke fjetur në kabinën kryesore të varkës dhe jo në pjesën e poshtme. Ata qëndruan në pjesën e anijes të papërfshirë nga flakët derisa mbërriti një anije tjetër për ti shpëtuar. Një nga të shpëtuarit raportohet se ka lëndime të lehta.
Në një konferencë për shtyp, sherifi Bill Broën tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri. Broën spekuloi se cisternat e oksigjenit ose të propanit mund të kenë shpërthyer gjatë zjarrit, por nuk dihet ende çfarë e ndezi flakën.
KOHA JONË SONDAZH

