Arabia Saudite kërkon të apelojë humbjen e saj para Organizatës Botërore të Tregtisë

Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) lëshoi një raport në të cilin shënohet se përfaqësuesit e Arabisë Saudite kanë lehtësuar shkeljen e ligjeve ndërkombëtare ndaj piraterisë, përmes rrjetit televiziv BeoutQ.
Konkretisht, më 16 qershor 2020, Paneli i OBT-së theksoi njëzëri se Arabia Saudite ka shkelur detyrimet e saj në bazë të Marrëveshjes për Aspektet e Tregtisë në lidhje me të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (Marrëveshja TRIPS).
Raporti i Panelit zbuloi se Arabia Saudite nuk arriti të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke refuzuar të ndërmarrë masa kundër piraterisë. Përkundrazi, ajo ka promovuar transmetimin pirat të BeoutQ me bazë saudite. Paneli i OBT-së i bëri thirrje Arabisë Saudite të ndalojë abuzimin me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe “t’i sjellë masat e saj në përputhje” me ligjin e OBT-së.
Çuditërisht, reagimi fillestar i Arabisë Saudite ndaj këtij raporti ishte se ai “justifikoi plotësisht” pozicionin saudit, dhe që ishte “e kënaqur me raportin”, dhe se nuk ka asgjë që ajo do të donte ta apelonte.
Por rrjedha e ngjarjeve të mëpasshme tregoi një histori tjetër, kur OBT-ja konfirmoi se Arabia Saudite e ka apleluar këtë vendim, çka dëshmon se Arabia Saudite e kupton plotësisht se e ka humbur çështjen.
Nga ana tjetër, Shteti i Katarit shprehu habinë e tij nga përpjekjet e Arabisë Saudite për të apeluar Raportin e Panelit të OBT-së. Ministria Katariane e Tregtisë dhe Industrisë (MOCI) theksoi të mërkurën – përmes një deklarate – se aksioni i sotëm i Arabisë Saudite kërkon të shmangë pasojat e adresimit të qartë të Panelit drejtuar Arabisë Saudite për zhvillimin e një procedurë të drejtë, në kohë dhe transparente kundër autorëve të piraterisë, në mënyrë që t’i jepet fund abuzimit të stërzgjatur me të drejtat e pronësisë intelektuale.
Vendimi i Panelit të OBT i ofroi Arabisë Saudite mundësinë të marrë përgjegjësi për gabimet e saj, të ndalojë piraterimin e transmetimeve sportive kryesore dhe transmetimet e tjera nga e gjithë bota, dhe t’i përmbahet detyrimeve të saj ndaj traktatit. Për fat të keq, Arabia Saudite e ka shmangur këtë mundësi – tha Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Katari është i bindur se çdo apelim i Arabisë Saudite do të dështojë. Nëse vërtet synon të apelojë, tani Arabisë Saudite i duhet të angazhohet me mirëbesim me Katarin për të rënë dakord mbi një mekanizëm arbitrazhi që e çon në fund procesin. Njësoj si anëtarët e tjerë të OBT-së, edhe Katari thekson faktin se ligji ndërkombëtar i lejon anëtarëve të OBT-së të zbatojnë masa kompensimi kur një palë pengon zgjidhjen efektive të mosmarrëveshjeve. Katari rezervon të gjitha të drejtat e tij sipas ligjit ndërkombëtar, dhe nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të rikuperuar dëmet e mëdha të shkaktuara nga pirateria me bazë saudite – përfundoi deklarata e Ministrisë së Tregtisë të Katarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?