Armët termobarike të Rusisë kanë frikësuar botën, njerëzit mund të shpërbëhen
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sulmet dhe bombardimet po ndodhin me arsenal të rëndë, por të ndaluara. Raketat dhe bombat e ndaluara termobarike që Rusia dyshohet se po përdor në Ukrainë, kanë shqetësuar botën sepse kanë efekte të tmerrshme mbi njerëzit, por edhe se janë armë të ndaluara.
Si funksionon një armë termobarike?
Armët termobarike përmbajnë një përbërje kimike e cila shërben më shumë si karburant sesa si eksploziv. Arsyeja se përse kjo lloj arme është më e përshtatshme ndaj trupave që janë pozicionuar pas fortifikimeve është se ndryshe nga eksplozivët e tjerë, shpërthimi termobarik qëndron më gjatë në zonën e shënjestruar, duke prodhuar nxehtësi tepër të lartë, si dhe një mungesë të përkohshme oksigjeni.
Cilat janë efektet dhe a janë të ndaluara këto armë?
Personat pranë pikës së shpërthimit praktikisht shpërbëhen. Ata që ndodhen më në skaj, priren të përjetojnë një sërë dëmtimesh të brendshme, duke përfshirë shpërthim të timpaneve të veshëve, shtypje të organeve, kontuzione të rënda, çarje të mushkërive dhe organeve të tjera, dhe verbëri. Një pjesë e viktimave vdesin nga asfiksia, si pasojë e mungesës së oksigjenit në zonën e impaktit, i cili digjet nga reaksioni kimik i shpërthimit.
KOHA JONË SONDAZH

