Arratiset nga burgu politikania kolumbiane, videoja pushton rrjetin

43-vjeçarja Aida Merlano, politikania nga Kolumbia e cila u dënua me burgim për blerje votash, orët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

Ngjarja në fjalë ndodhi të mërkurën, kur Merlano-ja po kryente një kontroll te stomatologu. E burgosura ia doli të zbriste nga godina me litar dhe më pas të largohej me një motoçikletë, çka lë të kuptohet se plani ishte i mirëmenduar.

Për kapjen e saj ose dhënien e informacioneve mbi vendndodhjen e të arratisurës është vënë në dispozicion një shpërblim prej 50 milionë pesos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Video muestra la fuga de Aida Merlano desde tercer piso en centro médico de Bogotá

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?