Arrestohen dy persona në Vietnam, dyshohet se kanë lidhje me rastin e 39 trupave të pajetë që u gjetën në një kamion në Angli

Dy persona, shtetas të Vietnamit, janë arrestuar lidhur me rastin e 39 trupave të pajetë që u gjetën brenda rimorkios së një kamioni në Essex të Anglisë.

Policia rajonale në provincën Ha Tinh ka filluar hetimet për trafikim me njerëz, pasi 10 familje vietnameze frikësohen se të afërmit e tyre janë në mesin e të vdekurve, transmeton KohaJone.

Autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se disa persona tjerë janë marrë në pyetje, ndërsa gjithashtu po hetohen rastet e ngjashme që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri vietnamez Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar fillimin e hetimeve, vetëm tri ditë pasi u gjetën brenda rimorkios së një kamioni në Essex.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht policia britanike kishte besuar se të vdekurit janë të nacionalitetit kinez, por më vonë 25 prej tyre janë shtetas të Vietnamit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?