Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede
Autoritetet policore italiane kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 qershor) gazetarin e njohur italian, ish-drejtori i ”TG 4”, Emilio Fede.
Arrestimi i tij është bërë për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyteti i Milanos.
Gazetari italian është dënuar përfundimisht më 2019 nga Gjyakta e Lartë Italiane, me 7 muaj arrest shtëpiak dhe 4 vite në dispozicion të shërbimeve sociale për favorizim seksual në kuadër të procesit gjyqësor “Ruby bis” ku është përfshirë dhe ish-kryeminstri italian Silvio Berlusconi.
Largimi nga qyteti i Milanos në Napoli dhe shkelja e urdhërit të drejtësisë për të mos u largauar nga qyteti, është motivi i arrestimit të gazetarit të njohur.
Ai u arrestua në një restorant në Napoli teksa po darkonte me bashkëshorten e tij, ish-senatoren Diana De Feo.
Sot Gazetari Emilio Fede mbush 89 vjeç, ditëlindje që kishte vendosur ta festonte në Napoli.
Për agjensitë italiane të informacionit ish-drejtori i ”TG 4” ka deklaruar se “momenti i arrestimit ka qënë një terror i vërtetë në sytë e të gjithë klientëve të restorantit sikur të ishte një nga kriminelët më të këqinj”.
Autoritetet policore italiane me një komunikim publik sqarojnë se arrestimi i gazetarit italian është bërë për shkelje të urdhërit të autorizimit të gjykatësit të mbikqyrjes e transferimti pa leje nga Milano në Napoli.

KOHA JONË SONDAZH

