Arrestohet gruaja e Baghdadit dhe zbulon shumë sekrete të militateve te ISIS
Gruaja e liderit të vrarë të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, ka zbuluar “informacione për punën e brendshme” të grupit xhihadist pasi ishte kapur gjatë vitit të kaluar, ka njoftuar një zyrtar i qeverisë turke.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gruaja e liderit të vrarë ka identifikuar veten si Rania Mahmud, por në fakt ajo është Asma Favzi Mohammad Al Kubasi.
Siç raporton AP, Baghdadi kishte katër gra, kurse mediat raportojnë se gruaja e tij ishte arrestuar më 2 qershor të vitit të kaluar në provincën turke Hata në afërsi të kufirit me Sirinë, së bashku me 10 persona tjerë, përfshirë të bijën e Baghdadit që është identifikuar si Leila Jaber.

Megjithatë lidhja familjare e tyre është konfirmuar falë mostrës së ADN-së, që kishin arritur ta sigurojnë autoritetet irakiane.
KOHA JONË SONDAZH

