FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet kontraktori i NSA, dyshohet për vjedhje sekretesh

Gazeta New York Times njofton se FBI-ja ka arrestuar një tjetër kontraktues të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe po heton nëse ai ka vjedhur “kode kompjuterike tepër të klasifikuara” që përdoren për të hyrë në rrjetet e qeverive të huaja.

Gazeta citon disa zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit dhe të zbulimit, që nuk i identifikon me emër dhe shkruan se kontraktori dyshohet për vjedhjen e kodit burimor të NSA-së “që përdoret për të hyrë në sistemet kompjuterike të vendeve kundërshtare, si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.”

Sipas gazetës, i dyshuari, Harold Thomas Martin III, ka qenë punonjës i kompanisë Booz Allen Hamilton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta nuk përmend se çfarë mund të ketë bërë kontraktori me informacionin që dyshohet se ka vjedhur./VOA/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?