Arrestohet në Francë ish-lideri politik i ETA-s

Eshtë arrestuar sot në Francë, ish-lideri i organizatës separatiste baske, ETA, në arrati që prej vitit 2002, Jose Antonio Urrutikoetxea Bengoetxea, njoftoi Ministria e Brendshme spanjolle.

”I njohur më tepër me emrin e Josu Ternera, ish-lideri politik i ETA-s, organizatës aktualisht e shpërbërë pas katër dekada akte dhune, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sallanches, në Alpet franceze, në një operacion të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme franceze”, sqaron Ministria në një komunikatë.

ETA ka vrarë mbi 800 persona në një fushatë atentatesh për pavarësinë e shtetit bask.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia spanjolle e kishte shpallur në kërkim që nga viti 2002, për rolin e tij në një atentat kundër një kazerme të Gardës Civile në Saragosa, në veri të Spanjës, ku mbetën të vrarë 11 persona përfshirë pesë fëmijë, në 1987.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?