Arrestohet prokurori, ushtroi presion për të manipuluar hetimin

Me urdhër të Prokurorisë së Potenzës është vënë në arrest shtëpiak Prokurori i Tarnatos i akuzuar se ka ushtruar presion për të manipuluar qëllimisht rezultatet e një hetimi.

Ngjarja lidhet me kohën kur Prokurori Carlo Maria Capristro drejtonte prokurorinë e Tranit.

Në urdhër arresti shtëpiak është vënë dhe një inspektor dhe tre sipërmarrës në territorin e provincës së Barit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas akuzës, tre sipërmarrësit duke përfituar nga lidhja me Prokurorin Capristo kanë detyruar një zëvendës prokuror të ri të niste një çështje penale pa fakte e të drejta, kundrejt një personi të tretë që këta sipërmarrës kishin denoncuar padrejtësisht për fajde e me qëllim përfitimi ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori i Tarantos akuzohet se ka falsifikuar dhe dokumentacionin e pranisë në punë të inspektorit të Policisë që sot është vënë nën urdhër arresti. Prokurori firmoste ditët e punës së inspektorit ,i cili nuk prezantohej asnjë ditë në punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?